Zbardhet ekzekutimi i Goros: Kliti Leka e vrau për pallatin, kapen makina dhe armët

schedule14:17 - 17 Tetor, 2020

schedule 14:17 - 17 Tetor, 2020

Policia e ka zbardhur tashmë dinamikën e vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

Blutë arrestuan pak orë pas krimit 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili dyshohet se autori i ekzekutimit të Goros.

Bashkë me autorin e dyshuar, policia sekuestroi edhe një pistoletë dhe një automatik tip kallashnikov që dyshohet se janë përdorur në krim. Po ashtu, në zonën e Livadhit u kap edhe makina tip “Volkswagen”, e cila dyshohet se u përdor në krim.

Abcnews.al siguroi dëshminë e parë të Lekës në momentin e arrestimit.

Sipas tij, ai dhe familja i kishin dhënë Goros një hapësirë për të ndërtuar, por më pas biznesmeni nuk i kishte shlyer detyrimet duke çuar në krimin në fjalë.

Kështu, Leka ka pranuar krimin e kryer, ndërsa ngjarja ka tronditur të gjithë Himarën. /abcnews.al