Ekzekutohet para zyrës së tij në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç

schedule09:44 - 16 Janar, 2018

schedule 09:44 - 16 Janar, 2018

Është vrarë me armë zjarri në veri të mitrovicës, lideri serb Oliver Ivanovic. Ai u qëllua nga një automjet në lëvizje teksa po hynte në zyrën e tij. Pasi u dërgua në spital ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar me armë zjarri liderin e SPD-së Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës. Sipas dëshmive të para të mbledhura nga policia autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm teksa lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” po hynte në zyrën e tij. Ai u transportua menjëherë në spital ku mjekë kosovarë por dhe ata të mbërritur nga Beogradi nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Urgjenca u telefonua nga një banor i zonës i cili ndodhej në një dyqan aty pranë në momentin e vrasjes. Anëtarë të lëvizjes së drejtuar nga Ivanovic konfirmuan për mediat serbe se Ivanovic u qëllua tri herë.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanovic është objektiv atentati pasi dhe një vit më parë atij iu dogj automjeti personal në qendër të qytetit.

Pjesa veriore e Mitrovicës aktualisht është e rrethuar nga forca të shumta policie që janë vënë në kërkim ta autorëve.

Pranë zonës, në “Lagjen e Doktorëve” është gjetur një automjet i djegur i tipit Opel Astra. Automjeti mendohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Oliver Ivanoviç ka qëndruar më më shumë se dy vjet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte. Ai u la në liri me kusht në prill të një viti më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!