Ekzekutohet me snajper 43 vjeçari në Memaliaj

schedule18:10 - 6 Shtator, 2018

schedule 18:10 - 6 Shtator, 2018

Në rrethana misterioze është vrarë me armë zjarri një 43 vjeçar në Memaliaj. Nga burime të ABC News mësohet se po hetohet në tre pista për këtë krim, e para është për një denoncim droge që është bërë nga 43 vjeçari, për hasmëri dhe për motive pronësie. 

Një 43 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Rabie, të bashkisë Memaliaj.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së enjtes dhe familjaret e tij e kanë gjetur të pajetë, në tokat bujqësore që kishin në pronësi.

Nga burime të ABC News mësohet se viktima është Alket Muho. Ky i fundit mendohet se është goditur me snajper nga një largësi e madhe. Për pasojë ka marrë një plagë në kokë dhe tjetrën në gjoks duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e Gjirokastrës njoftoi zyrtarisht mbrëmjen e së enjtes për krimin dhe se po punon për identifikimin e autorit. Rrethanat sipas saj mbeten të paqarta.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se 43 vjeçari kishte bërë një denoncim për disa parcela kanabisi dhe dyshohet se është dekonspiruar e më pas është kryer ekzekutimi me armë. Pistat e tjera të hetimit janë hasmëria dhe për çështje pronësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!