Ekzekutohet ish-lojtari i NBA, momenti tronditës kur e ëma dëgjon të shtënat

schedule08:58 - 10 Maj, 2022

schedule 08:58 - 10 Maj, 2022

Adreian Payne, një ish-lojtar i basketbollit i Michiganit dhe lojtar i NBA-së, është vrarë me armë zjarri në Orlando.

31-vjeçari u qëllua disa herë duke mos mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra nga arma e zjarrit. Policia ka mundur të arrestojë një 29-vjeçar të quajtur Laurence Dority.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet nga atentati që e la të vdekur 31-vjeçarin. Edhe pse autori i kësaj vrasje është vënë në pranga nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen e të riut.

“Ju lutem më ndihmoni, fëmija im u qëllua”, bërtiti nëna e Adrian Payne kur pa djalin e saj.

Payne luajti në 107 ndeshje në NBA, gjatë katër sezoneve me Atlanta, Minesota dhe Orlando./Abcnews.al/