Një atentat mafioz ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën Bledar Birçaj rreth 4o vjeç.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë
LEXO EDHE: PAMJET/Atentat në Vlorë, një person hap zjarr me kallashnikov në drejtim të BMW-së, një i plagosur
Ndërkohë deri më tani uniformat blu nuk japin asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al