Ekzekutimi në Shkodër, 27-vjeçari me të shkuar kriminale, policia po heton për prishje pazaresh

schedule09:46 - 9 Gusht, 2020

schedule 09:46 - 9 Gusht, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 27-vjeçarit Gjin Ndoj (Boriçi) i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Shkjezë, të Bashkisë Vau i Dejës, Shkodër.

Burime për “ABC News” thanë se 27-vjeçari është person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme. Ndërkohë në vendngjarje janë gjet 3- 4  gëzhoja kallashi.

Lexo edhe: Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Viktima është gjetur tre metra jashtë mjetit “BMW” që e kishte marrë me qira. Rreth një kilometër më tej është gjetur një mjet i djegur që dyshohet të jetë i autorëve të ngjarjes. Ndërkohë po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Gjithashtu burime për “ABC News” bëjnë me dije se 27-vjeçari ka edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor nisur nga dinamika e ngjarjes dhe precedentët penal  që ka viktima e kanë përjashtuar pistën e gjakmarrjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!