Ekzekutimi në mes të Shkupit i biznesmenit shqiptar, ndërron jetë edhe nipi i tij 24-vjeçar

schedule10:13 - 20 Maj, 2021

schedule 10:13 - 20 Maj, 2021

Ka ndërruar jetë në spital pas rreth një jave luftë me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë Kamber Idrizi.

Atë mbrëmje biznesmeni shqiptar, 43-vjeçari Kamber Idrizi ishte sëbashku me nipin e tij Ergin Iseni në makinën tip “Golf”, ku persona ende të pa identifikuar hapën zjarr ndaj tyre duke lënë të vdekur në vend Idrizin dhe duke plagosur rëndë Isenin.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat maqedonase, ndaj dy viktimave është qëlluar me mbi 80 plumba kallashnikovi. Ndëkohë 6 plumba kanë kapur Ergin Isenin, ku si pasojë ndërroi jetë pas  rreth një jave në spital.

Kamber Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup./abcnews.al/