Ekzekutimi mafioz, RENEA zbarkon në Elbasan, shënjestra u qëllua mbi 10 herë

schedule22:33 - 11 Maj, 2021

schedule 22:33 - 11 Maj, 2021

Kur kanë kaluar më shumë se 2 orë nga ekzekutimi i Everest Çakës dhe një makinë e djegur e dyshuar e autorëve u gjet në Golem, RENEA ka shkuar në Elbasan. ABC mëson se kundër shënjestrës autorët qëlluan mbi 10 herë duke u siguruar që e kanë vrarë.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej” (lexo ketu gjithcka qe ndodhi sonte ne Elbasan)./ db/ Abcnews.al