Ekzekutimi mafioz në Vlorë/ Roja i objektit u qëllua nga afër me pistoletë, pak metra larg shtëpisë

schedule10:06 - 27 Prill, 2025

schedule 10:06 - 27 Prill, 2025

VLORË– Detaje të tjera dalin në dritë mbi ekzekutimin e 58-vjeçarit mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës thekson se Renato Hoxhaj është qëlluar me një armë tip pistolete.

Ai punonte si roje në një pallat në lagjen “Hajro Çakërri”, objekt ky, i cili ishte në ndërtim e sipër.

Ekzekutimi i tij është kryer në orën 06:00 të mëngjesi, teksa po kthehej në shtëpi. Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçari është goditur nga afër, shumë pranë shtëpisë së tij në Vlorë.

Ai është qëlluar tre herë me armë zjarri pistoletë, ndërsa plumbat e kanë kapur dy në kokë dhe një në trup. Ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë 58-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes, e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ai ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë prej vitesh në Itali. Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e krimit, prova këto, që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!