TIRANË- Mbrëmjen e të mërkurës një sipërmarrës në fushën e ndërtimit u qëllua me plumb në kokë në zonën e “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë.
Ai u transportua fillimisht në spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Dyshohet se autori ka qenë pozicionuar disa metra larg 52-vjeçarit Eduard Reçi dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë.
Familjarët e viktimës janë marrë në pyetje nga policia. Ata janë shprehur se nuk janë në dijeni, që 52-vjeçari të ketë pasur konflikte të hapura./abcnews.al