Ekzekutimi i Naim Bajrit në Shkodër: Identifikohet i plagosuri, si është gjendja e tij shëndetësore

schedule08:16 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:16 - 3 Qershor, 2022

Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes me armë zjarri mëngjesin e së premtes në Shkodrës. Bëhet e ditur se 68-vjeçari Naim Bajri mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Kurse, i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën,  ka mbetur punonjësi i tij 58-vjeçari Astrit Zeneli, banues në fshatin Dobraç.  Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!