TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Gilmando Danit. Gazetarja e ABC News Bleona Prengezaj tha se të paktën pesë persona janë shoqëruar në lidhje me atentatin e ndodhur një ditë më parë në Rinas.
Ndërkohë policia po këqyr kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje dhe për të hedhur dritë për këtë ngjarje kriminale.
Viktimë e këtij atentati mafioz mbeti Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP Muçi Shaljani.
Autorët e dyshuar u larguan në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa në fshatin Halil në Krujë u gjet të martën një makinë e djegur që dyshohet e autorëve të atentatit.
/abcnews.al/

