E bija e bosit të mafies greke i cili u ekzekutua të hënës e 25 prillit në sy të familjes ka folur për momentet e tmerrit që kaloi mesditën tragjike ku i ati i saj humbi jetën.
Katerina Skaftourou i përshkroi ekzekutorët e të atit si persona gjakftohtë.
Në një rrëfim për protothema e bija e Giannis Skagtouros tha se të paktën 3 persona të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë për të vrarë të atin e saj dhe këdo tjetër që do i dilte përpara autorëve.
“Pashë 3 persona me kallashnikov. Nëna ime thotë se ishin 4 persona . Ishim në panik. Nuk dëgjuam asnjë motor. Ata u hodhën nga gardhi, na thanë ‘uluni poshtë’ dhe bërtitën Gianni, Gianni. Nëse nuk do ta gjenin do të na vrisnin të gjithëve. Erdhën për të vrarë pa menduar për humbje të tjera”, përshkruan vajza e biznesmenit 55-vjeçar dhe kujton se në ato sekonda dramatike pranë të atit ishte edhe nipi i saj 3 vjeçar .
Lexo edhe: “Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke
Njëkohësisht ajo thekson se gjithçka ka ndodhur në më pak se një minutë , ndërsa plumbave të ekzekutorëve nuk i kanë shpëtuar as motra e saj, e as vjehrri i vëllait.
“Gjithçka ndodhi në 30 sekonda. Lur babai i pa ata, u ngrit nga karrigia, u largua nga ne dhe ata e vranë . Asnjëri prej nesh nuk iu kundërpërgjigj zjarrit të autorëve. Në fillim menduam se ishin oficerë policie”, tha Katerina Skaftourou.
Ajo thekson se vëllezërit e saj, që ishin 500 metra larg shtëpisë , nuk panë asnjë lëvizje të dyshimtë motori gjatë në momentin e ekzekutimit.
Sipas medieve greke deri më tani asnjë i dyshuar nuk është mundur të gjurmohet, ndërsa hetuesit pohojnë se ky ekzekutim u bë nga profesionistë të paguar, të cilët janë ekspertë të vjedhjeve të makinave, motorëve dhe kanë akses në armë “të pastra” të pa përdorura më parë në ngjarje kriminale.
Hetuesit deri më tani vlerësojnë se porosia për “kokën” e Giannis Skaftouros vjen që nga burgu.
Lexo edhe: U ekzekutua me 15 plumba, kush ishte bosi i natës që u vra në sy të familjes në Greqi?
Pyetja që i shqetëson hetuesit është nëse personi i panjohur që ka urdhëruar vrasësit shqiptarë të plagosin me thika Skaftouros në burg, është i njëjtë me atë që ka paguar për ta vrarë në Skourta.
Për këtë arsye, ata janë në kërkim të “historive” në të cilat Giannis Skaftouros ishte përfshirë në pesë vitet e fundit për të identifikuar motivet që do të çojnë në autorin e krimit.
Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë
Kamerat e sigurisë “kapën” ekzekutorët
Një pamje nga një video shfaq dy nga ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftouros, të hipur në motorin me kapacitet të madh që braktisën pas sulmit vrasës.
Nga motoçikleta që ata braktisën rezultoi se motori ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos./abcnews.al/