Ekzekutimi i 20-vjeçarit në Shkodër/ Flasin familjarët: Djali nuk ka patur probleme, merrej me bagëti

schedule17:17 - 27 Shkurt, 2025

schedule 17:17 - 27 Shkurt, 2025

SHKODËR– Një 20-vjeçar i identifikuar si Pavlin Preka është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Guci e Re, në Shkodër, mesditën e kësaj të enjteje.

Xhaxhai i të riut, Prek Preka ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë. Ai thotë se nipi nuk ka pasur probleme me komunitetin, ndërsa tregoi se merrej me bagëti dhe punonte tokën në fshatin Dukagjin.

“Është djali i vëllait, nipi.  Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Kam marrë fjalën se e kanë ther te shtëpia në Guci. Sa u bëra gati kam ardhur dhe nuk e di më gjatë. Nuk di të ketë pasur probleme.

Ai ka jetuar me babanë dhe vëllanë në Dukagjin, shumicën e kohës. Ka qëndruar herë në Dukagjin dhe herë këtu.

Në Dukagjin, punonte tokën dhe mbante bagëti. Ka ngrenë bukë me sforcim.

Policia e di vetë, s’ka nevojë t’i bëj apel.  Shtetit merr masat e veta”, tha ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!