Ekstremi i djathtë në Gjermani prezanton programin e tij

schedule16:13 - 8 Janar, 2019

schedule 16:13 - 8 Janar, 2019

Sondazhet e rendisin me 15 për qind të votave, partinë e ekstremit të djathtë “Alternativë për Gjermaninë”. Në këtë pikë kjo parti në programin e saj politik parashikon daljen e vendit nga zona Euro dhe Bashkimi Europian.

Alternativa për Gjermaninë i përket ekstremit të djathtë, nacionaliste dhe shumë euroskeptike e krijuar në 2013-n dhe e aftë në 2017-n, të marrë 12.6 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme duke hyrë në Parlamentin e vendit me 94 deputetë. Aktualisht sondazhet tregojnë se kjo forcë politike ka 15 për qind të votave.

Dhe në prag të zgjedhjeve të muajit Maj, “Alternativa për Gjermaninë” ka prezantuar programin e saj politik totalisht anti BE. Për shembull flitet për shpërbërjen e parlamentit të Strasburgut duke e zëvendësuar me rreth 100 delegatë të zgjedhur nga çdo vend anëtar pa kaluar nëpërmjet votës popullore.

Pra, partia propozon dhe kërkon një sërë reformash të cilat duhet të hyjnë në fuqi deri në vitin 2024. Në rast të kundërt ajo paralajmëron nxjerrjen e Gjermanisë jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Euro.

Në fund, në programin politik është dhe një qëndrim i ashpër kundër marrëveshjeve për ndryshimet klimaterike të arritura në Paris meqënëse propozohet bllokimi i masave të ndërmarra për të ndaluar ndryshimet klimaterike./abcnews.al