Ekstradohet nga Vjena Viktor Pelivani, ishte dënuar me burgim të përjetshëm

schedule08:22 - 15 Tetor, 2019

schedule 08:22 - 15 Tetor, 2019

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm. 43 vjeçari nga Fieri Viktor Pelivani ishte arrestuar ne Austri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në gusht 1999, kur një çift bashkeshortësh u vranë në banesën e tyre gjatë grabitjes së parave, nga Pelivani dhe dy persona të tjerë.

Policia e konsideronte Pelivanin person me rrezikshmëri të lartë. /abcnews.al