Rinas- Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, 25-vjeçari Sorel Cenaj, i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, 25-vjeçari dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, një tjetër shtetas.