Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i drogës në Frakull

schedule21:28 - 6 Gusht, 2026

schedule 21:28 - 6 Gusht, 2026

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri Saimir Rosales Rodriguez, pjesë e dosjes së laboratorit të kokainës në Frakull.

Ai është dënuar me 14 vite burg pasi akuzohej si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Kokaina fshihej në pleh artificial. Ajo vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri bëhej ekstraktimi i saj nga plehu.



Hetimi i nisur në vitin 2022, e zbuloi lëndën narkotike në magazinën e familjes Çervanaku ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!