Ekspozita “Vizione kufijsh” bashkon 13 piktorë shqiptarë

schedule20:54 - 21 Tetor, 2018

schedule 20:54 - 21 Tetor, 2018

Ekspozita “Vizion kufijsh” bashkon 13 artistë shqiptarë, që nga Simon Rrota deri te Ibrahim Kodra të cilët kanë studiuar në akademitë italiane në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ideatori dhe kuratori i kësaj ekspozite, Artan Shabani, thotë se kjo ekspozitë e çelur në rezidencën e ambasadorit italian sjell aromë shqiptare ndërthurur me shijen italiane përmes pikturave në gjini të ndryshme.

13 Emra të njohur të arit pamor shqiptar të gjysmës së parë të 1900-s, pjesë e koleksionistëve shqiptarë, ekspozohen për herë të parë bashkë, si ide e ish-drejtorit të Galerisë Kombëtare te Arteve, i cili ka ideuar dhe kuruar ekspozitën “Vizion kufijsh”.

Në këtë ekspozitë vijnë emra të njohur që nga Simon Rrota e deri te Ibrahim Kodra. Teksa shtegton në ambientet e rezidencës italiane ku janë vënë këto punë të cilat rrinë mjaft mirë edhe me ambientin, vë re se gjinitë janë të ndryshme po ashtu edhe teknikat.

Emëruesi i përbashkët i këtyre piktorëve është vendi ku kanë studiuar që janë akademitë e ndryshme italiane, por këtu ndihet aroma shqiptare dhe ndërthurur me atë italiane shpjegon Shabani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 31 Dhjetor në rezidencën e ambasadorit italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!