Ekspozita në 3D e hapësirave publike të shkatërruara në Tiranë

schedule11:42 - 9 Nëntor, 2021

schedule 11:42 - 9 Nëntor, 2021

Transformimi dhe shembja e hapësirave publike është fokusi kryesor i tre artistëve bashkëkohorë. Artistët pamor Donika Çina, nga Shqipëria, Hanna Hildebrand nga Itali si dhe Alexander Walmsley nga Gjermani kanë hulumtuar mbi transformimin e hapësirave publike gjatë qëndrimit të tyre dy mujor në rezidencën e artit Tirana Art Lab.  Përdorimi virtual i realitetit sipas Kuratores vjen i parë në raport me urbanizimin dhe emocionet njerëzore.

Donika Çina sjell në vëmendje një segment të rrugën “Myslym Shyri “, ku e ndjera Bia, nuk u dorëzua karshi transformimeve të fillim viteve 90- të. Ajo u kujdes, mbrojti dhe e ruajti fasadën e shtëpisë, duke mos pranuar as përfitimet ekonomike. Këtë ritual tashmë e kryen vetë artistja e cila ka bërë edhe një kërkesë në Bashki që ky kujdes të kryhet nga pushteti vendor, me qëllim ruajtjen e kohës së ngrirë.

Duke pasur parasysh rrezikun që shtëpia mund të shkatërrohet së shpejti nga koha ose për hir të zhvillimit urban dhe progresit ekonomik Çina e dokumenton në formë digjitale. Që prej mbërritjes në Tiranë këtë shtator, Hanna Hildebrand ka menduar për rrjetet. Në një nga ditët e para në Tiranë, ajo vuri re në një kantier një armaturë çeliku në formën e rrjetës që dilte nga një bllok betoni i ngurtësuar; një strukturë abstrakte, racionale, boshe që dilte nga ajo që mund të konsiderohet materiali ynë më i përdorur pas ujit.

“Bazuar në këtë perceptim, në këtë instalacionin eksploroj rrjetin si një hapësirë midis ‘konkretes’, imagjinatës, ideales dhe kujtimeve. Këtë e kam transmetuar përmes dy videove. Në monitorin e parë , vjen njeriu i kapsuluar në rrjetë virtuale në formë ndërtese i cili artikulon shkronjat e alfabetit si në qark dhe , si nostalgji e kujtimeve vijnë fragmente nga filmat artistik për fëmijë rrëmuar në arkivin e filmit shqiptar. Këto dy video krijojnë përplasjen mes dy kohëve.”

Kapsulat Kohore të Tiranës nga Alexander Walmsley, janë një seri prej tre mjedisesh virtuale të përbërë nga skanime 3D dhe regjistrime audio, që veprojnë si kapsula kohore për tre lagje të ndryshme të Tiranës në vitin 2021. Zonat e zgjedhura – 21 Dhjetori, Kombinati Tekstil dhe një zonë në Parkun e Madh të Tiranës – secila mishëron aspekte të ndryshme të zhvillimit urban të Tiranës gjatë 100 viteve të fundit.

Këto punë heton mënyrat në të cilat teknikat e regjistrimit dixhital me besnikëri të lartë përvetësojnë dhe rindërtojnë hapësirën publike në sferën virtuale dhe përmes ribërjes subjektive mund të kthehen në një hapësirë ku kujtesa individuale dhe trashëgimia kolektive shkrihen. /abcnews.al