Ekspozita e arteve figurative “Tradita” prezanton pikturat e mjeshtërve Sali Shijaku dhe Guri Madhi

schedule16:17 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 16:17 - 1 Dhjetor, 2022

Nga Leontina Nika

Portrete, peizazhe, kompozime dhe disa punime në skulpturë janë pjesë e ekspozitës “Tradita” në Galerinë e Artit Tiranë.

Piktori Robert Përmeti një nga organizatorët e ekspozitës thotë se në këtë prezantim vijnë edhe punimet e artistëve të shquar që nuk janë më mes nesh si piktorit Sali Shijaku, apo Guri Madhit, dy mjeshtra të artit figurative shqiptar të cilët na përfaqësojnë denjësisht edhe në botë thekson Përmeti

“Kjo ekspozitë është për herë të parë, ku Sali Shijaku ekspozohet pa qenien e vet dhe ndërkohë bëjmë dhe një lloj homazhi për të, një përkujtimore”, thotë organizatori dhe Robert Përmeti.

Në këtë edicion të 10 vihet re një gërshëtim brezash që nga Lec Shkreli, Minella Tanellari, Buron Kaceli, Romeo Goliku, Robert Përmeti, Roland Karanxha, Idriz Balani, Llambrini Dena, Emiona S. Nako, Pëllumb Bylyku, Agron Polovina, Ilmi Kasemi, Gjergji Meta, Nesti Taco,

Piktorja Ana Gara e cila përfaqësohet me një natyrë të qetë edhe peizazh është edhe kuratore, e kësaj ekspozite. Ajo thotë se parimi kryesor në këtë paraqitje ka qenë hierarkia dhe harmonia e punëve. Punët përveç larmisë së ngjyrave , transmetojnë figura historike, bukurin e tradicionales , ndjeshmëri sociale, po aq edhe poetizmin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!