300 milion euro dëme nga eksportet, Zusi thotë se janë ndalur investimet

schedule12:54 - 20 Janar, 2020

schedule 12:54 - 20 Janar, 2020

300 mln euro është efekti negativ financiar në ekonominë shqiptare nga rënia e eksporteve në 2019.

Eksportuesit deklarojnë se ky impakt ishte paralajmëruar edhe më parë. Zhvlerësimi i euros ishte një prej faktorëve që goditi eksportet dhe pavarësisht apelit apo kërkesave të eksportuesve qeveria nuk ndërmori asnjë masë. Sipas kreut të Qendrës Shqiptare të Eksportuesve, Alban Zusi bizneset në këtë sektor kanë shkurtuar vendet e punës dhe nuk kanë rritur pagat e punonjësve gjatë dy viteve të fundit.

 “Dëmi finaciar duhet të jetë diku të 300 mln euro, por nëse marrim në konsideratë edhe remitancat dëmi mund të jetë edhe më i lartë. Vendet e reja të punës janë shumë të kufizuara, nuk janë në ritmet e para disa vitesh”, deklaroi Alban Zusi.

Ndërkohë edhe për këtë janë pesimistë pasi monedha europiane me të cilën shiten  produktet shqiptare është e zhvlerësuar në krahasim me lekun shqiptar.

 “Impakti në eksporte do jetë prezent, por mund të kemi një përkeqësim në treguesit e tjerë të ekonomisë. Tashmë do fillojë të ndjehet mungesa e investimeve”, u shpreh ai.

Apeli për qeverinë është që të ndërmeren politikat e duhura për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Kërkesa ndaj qeverisë është krijimi i një Instituti për Politikat Ekonomike, mjaft më me politika të inskenuara”, tha më tej Zusi.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 2019 eksportet shqiptare arritën vlerën 299 mld lekë duke u ulur me 3.8% nëse e krahasojmë me 2018. Ndërkohë rezulton se gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Kosova 10%  e ndikuar kjo direkt prej vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe si dhe  Gjermania 5,6 % .

Por vlen të theksohet se me dy vendet kryesore në marrdhëniet tregtare volume i tregtisë është ulur. Tregtia me  Italinë është ulur me  4%, dhe me Greqinë  2,5 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!