Eksplozivi në Lezhë, familjarët: Nuk kemi konflikt me asnjë

schedule11:14 - 15 Shkurt, 2020

schedule 11:14 - 15 Shkurt, 2020

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në një biznes në Lezhë. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Dyqani, të cilit i është vendosur eksploviz ndodhet ngjitur me banesën e tij.  Gazetari Gjergj Figuri informon se në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë person në dyqan apo në shtëpie, pasi pasi ishin duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit.

Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk i di arsyet e vendosjes se lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

Se kur ka ndodh shpërthimi nuk e di, pasi nuk kemi qenë në shtëpi,  kemi qenë për ditëlindjen e dajalit kur kemi ardh kemi gjetur derën e hapur kemi lajmëruar policinë dhe kanë ardhë. Nuk kemi pas asnjë konflikt me asnjë. Jemi tremb nga kjo ngjarje dhe pse nuk e dimë se pse ka ardhe”, është shprehur zonja e shtëpisë./abcnews.al