Një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer pak pas mesnate në portën e banesës së Edmond Hidrit në Fushë Krujë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallë, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës.
Fatmirësisht nga shpërthimi është dëmtuar vetëm porta. Ndërkaq pronari i banesës Edmond Hidri rezulton një person pa precedentë penale.
LEXO EDHE: Shpërthim pranë një banese në Fushë Krujë
“Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al