Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë në fshatin Halil, Fushë- Krujë. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së një 40 vjeçari me iniciale A.P.
Nga të dhënat e para mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al