Eksploziv dhe breshëri automatike në Kamëz

schedule15:18 - 14 Gusht, 2018

schedule 15:18 - 14 Gusht, 2018

Tmerr për një familje në Kamëz, ku pas mesnate një sasi titoli ka shpërthyer në oborrin e banesës, ndërkohë që ndaj saj është qëlluar edhe me breshëri automatike. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bulevardi Blu”, në oborrin e banesës së vëllezërve, Shkëlqim dhe Klevis Halili.


Kamza trondit sërish nga shpërthimi i tritolit. Këtë herë shënjestër ka qenë godina e familjes Halili, që ndodhet pranë Bashkisë së Kamzës.
Fillimisht autorët kanë qëlluar disa me armë zjarri, duke shkaktuar panik e frikë te anëtarët e familjes.
Pasi mbaruan të shtënat, pak çaste më vonë, rreth ores dy të mëngjesit të së martës, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, në pjesën e poshtme të kompleksit.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku duken personat që qëllojne me armë. Plumbat kanë mundur të deportojnë edhe në dhomën e gjumit dhe fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk është lënduar. Në oborrin e ndërtesës janë djegur edhe dy makina të familjes Halili. Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar, por nuk përjashtohet mundësia që sulmi të ketë qënë një paralajmërim për vëllezërit Halili. Shkëlqim dhe Klevis Halili, u morën në pyetje, por kanë mohuar të kenë konflikte me ndonjë person.

Pas terrorit të shkaktuar në kompleksin e familjes Halili, autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës, thotë policia. Aty u gjet një automjet të djegur plotësisht dhe dy automatikë, që dyshohet se u përdorën mëngjesin e së martës në Kamëz.
Vetëm pak ditë më parë, pre e një shpërthimi me lëndë eksplozive ishte benesa e Xhelal Dacit, ndërsa për ngjarjen u pragon një 23-vjeçar me origjinë nga qyteti i Kukësit./abcnews.al