Ekspertja gjermane mbështet të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor

schedule15:53 - 29 Gusht, 2020

schedule 15:53 - 29 Gusht, 2020

Pikëpamjet e Turqisë nuk janë të gabuara kështu deklaroi ekspertja gjermane për sa i përket tensioneve të krijuara midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor.

Matz-Luck eksperte mbi te drejtat detare në Universitetin Christian-Albrecht të Kiel tha gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit duhet të rishikohet në bazë të pretendimeve që janë bërë nga ana e Turqisë.

Matz-Luck gjithashtu theksoi se nëse të drejtat legjitime të Turqisë në Mesdhe nuk merren parasysh, marrëveshja midis Greqisë dhe Egjiptit nuk mund të ketë asnjë efekt.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë pasi kjo e fundit ka shkelur interesat e Turqisë. Greqia kundërshtoi eksplorimet e Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të kufizojë territorin detar turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije kërkimore për të eksploruar në kufirin e saj kontinental, duke deklaruar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Pas përpjekjeve diplomatike të Gjermanisë, Turqia ndaloi aktivitetet në rajon, megjithatë, ajo rifilloi eksplorimet në Mesdheun Lindor në fillin të muajit pas marrëveshjes që Greqia dhe Egjipti nënshkruan së bashku.

Ankaraja ka deklaruar se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!