Eksperti: Zonat më të shtrenjta dhe më të lira të banesave në Tiranë

schedule14:33 - 24 Maj, 2023

schedule 14:33 - 24 Maj, 2023

Eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Reinaldo Pipiria thotë se çmimet e banesave në Tiranë kanë ndryshuar.

Në emisionin “Sheshi i dollarit” në ABC News, Pipiria u shpreh se zona më e preferuar dhe e shtrenjtë mbetet ajo e Bllokut dhe qendrës, për shkak edhe të ndërtimeve të reja.

Sipas tij, çmimet më të lira, gjenden në zonat e “Kombinatit”, “Freskut” dhe te QTU.

Ndër të tjera, Pipiria nënvizoi se edhe jashtë kryeqytetit ka ndërtime të cilat kanë pësuar rritje të çmimit për shkak të projekteve elitare, si në Durrës, Vlorë apo edhe në Sarandë.

“Çmimet kanë ndryshuar. Nëse flasim për Tiranën, zona që vazhdon të jetë e preferuar dhe e shtrenjtë, është zona e Bllokut, qendra e Tiranës, për shkak të ndërtimeve të reja elitare. Nëse flasim për periferinë, zona që është sot më e lirë, është “Kombinati” dhe “Fresku”. Mendojmë që në “Astir” nuk është më një zonë e lirë siç ka qenë në ato shfira me 700 për metër katror, por janë shumë më tepër, 900-1000 euro për metër katror. “Kombinati”, zona e QTU-së dhe “Fresku” vazhdojnë ofrojnë prona që janë në nivelet 700-750 euro për metër katror. Në “Kombinat” mund të gjesh me 700 euro, ndërsa në Fresk dhe QTU ,e 750 euro për metër katror.

Nëse do të flasim jashtë Tiranës, zonat që kanë marrë vëmendje, janë zonat të cilat kanë zhvillime të projekteve elitare, siç janë kompekset e vilave në Durrës, projekti i Portit të Durrësit, zhvillimi i “Vlora Marina” në Vlorë, por edhe Saranda ka disa projekte elitare, që ka dalë me disa çmime më të larta se çfarë kemi parë në vite të kaluara”, theksoi ai./abcnews.al