Eksperti kinez: Bota ende në valën e parë, Covid-19 do ndryshojë mënyrën si jetojmë përgjithmonë

schedule15:56 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:56 - 30 Qershor, 2020

Një nga ekspertët drejtues të kontrollit të sëmundjeve në Kinë ka paralajmëruar se vala e parë e rasteve të COVID-19 nuk është aspak drejt fundit.

Wu Zunyou, shef epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u shpreh po ashtu se sëmundja të ndryshojë mënyrën se si ne jetojmë dhe punojmë përgjithmonë.

Ai parashikon që virusi do të ‘bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë’.

Kujtojmë këtu se në tre javët e fundit, Kina është përballur me një “shpërthim” të ri rastesh me koronavirus në Pekin. Kësaj radhe, virusi nisi të përhapej nga një treg me produkte deti.

Për pasojë, autoritetet vendosën gjysmë milioni banorësh në Anxin County në një izolim të rreptë, ,si ai që u vendos në Wuhan, të shtunën.

Epidemiologu Wu hodhi poshtë pretendimet se rastet e konfirmuara së fundmi në Pekin janë vala e dytë e epidemisë në vend. Ai u shpreh për mediat shtetërore se bota ishte akoma në ndikimin e valës së parë.

paralajmërimet e mjekut vijnë në një kohë kur OBSH ka njoftuar se pandemia e koronavirusit, “as që i është afruar fundit.” /abcnews.al/