Eksperti i sigurisë: Zgjedhjet treguan se Prishtina s’ka komunikim me serbët lokalë

schedule16:24 - 25 Prill, 2023

schedule 16:24 - 25 Prill, 2023

PRISHTINË- Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi analizoi procesin e zgjedhjeve që u mbajt të dielën në katër komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës.

Ai tha se autoritetet e Kosovës duhet të punojnë fort që t’i bindin serbët lokalë se i kanë të gjitha kapacitete për t’u ofruar sigurinë.

“Zgjedhjet janë organizuar në zonat ku kryesisht komuniteti serb nuk ka qenë prezent. Në këtë aspekt, Policia e ka pasur më të lehtë menaxhimin e sigurisë. Ne nuk japim sinjale pozitive, në rast se tentojmë të veprojmë sikur në të kaluarën. Ne duhet t’i bindim qytetarët serbë se kemi kapacitetet tona për t’iu ofruar siguri. Në asnjë rrethanë nuk duhet të ketë dhunë dhe incidente”, theksoi ai.

Gjatë intervistës për “Ballkan Update” në Abc News, Elezi tha se edhe në këto zgjedhje, u dëshmua se institucionet e Prishtinës nuk kanë komunikim me serbët lokalë.

Ai mori si shembull ambientet e shkollave, të cilat nuk u vunë në dispozicion të zgjedhjeve edhe pse drejtorët paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës. Ky tregues shtoi ai dëshmon se hallkat e komunikimit në terren kanë probleme të theksuara.

“Në fakt, edhe me këto zgjedhje e kemi dëshmuar se Prishtina zyrtarë nuk ka komunikim më serbët lokalë. Nuk ka komunikim me serbët lokalë dhe se në fakt ajo zonë është e shkëputur mes institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nuk ka marrëdhënie, me përjashtim të ndonjë kanali komunikimi, që mund të kenë agjencitë e sigurisë”, tha ai./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!