Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Eksperti i Sigurisë: SHBA synon të frenojë Iranin pa hyrë në një luftë të gjatë, por konflikti ka gjasa të zgjerohet!

schedule21:56 - 29 Korrik, 2026

schedule 21:56 - 29 Korrik, 2026

Eksperti i sigurisë Redion Qirjazi, në një intervistë në emisionin “War Report”, në ABC News analizoi dinamikën e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se strategjia amerikane synon frenimin e kundërshtarit pa u përfshirë në një luftë të gjatë.

Sipas Qirjazit, Washingtoni përballet me dy alternativa; të shmangë reagimin ushtarak, duke u mbështetur te negociatat, ose të hyjë në një konflikt që, sipas tij, nuk duket se është në planet e administratës amerikane.

“Në qasjen e Amerikës është si ta zmbrapsë kundërshtarin pa u përfshirë në konflikt të zgjatur. Por ose do të dëshmojë dobësi duke mos reaguar dhe duke parë negociatat, që me thënë të drejtën deri më sot duket sikur kanë ndihmuar Iranin, ose do të futet në konflikt, gjë që nuk duket se e kanë në mendje”, u shpreh ai.



Eksperti vlerësoi se, megjithëse as SHBA-ja dhe as Irani nuk duket se synojnë një përplasje të drejtpërdrejtë, të dyja palët po e mbajnë situatën në një gjendje tensioni të vazhdueshëm.

“Në qasjen e Amerikës është si ta zmbrapsë kundërshtarin pa u përfshirë në konflikt të zgjatur. Por ose do dëshmojë dobësi duke mos reaguar dhe duke parë negociatat që me thënë të drejtën deri më sot duket sikur kanë ndihmuar në Iranin, pra ose këtë ose do futesh në konflikt gjë që nuk duket se e kanë në mendje. Por të dyja palët duket sikur duan ta mbajnë këtë situatë konflikti, në njëfarë vlimi. Por Irani nëse do kishte një luftë konfrontale të drejtpërdrejtë, nuk do ta donte. Mendoj që ka më shumë probabilitet për të zgjeruar konfliktin. Për mendimin tim ne do të shikojmë një konflikt në zgjerim”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!