Eksperti: Çajrat bimorë që ulin kolesterolin në gjak

schedule10:34 - 18 Shkurt, 2021

schedule 10:34 - 18 Shkurt, 2021

Agronomi Zef Gjeta ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për zgjidhjet popullore që ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak. Ndër produktet që bën mrekulli për këtë problem është uthulla e mollës, ndërsa përmendi gjithashtu dhe disa lloje çajrash, të cilat gjithashtu kanë efekte pozitive.

“Një nga elementët shumë ndikues tek kolesteroli është uthulla. Uthulla e mollës së egër është dermani dhe rekomandohet 4-5 lugë gjelle si masë në ditë. Fillimisht mund të merret si recetë, qoftë e përzien në gjysmë litri ujë apo dy lugë paradite ose pasdite por mënyra më e mirë është ta bësh sjellje ta përdorësh në gatime.

Dhe çajrat janë shumë të mira. Ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit. Çaji i xhinxherit është ndër nga më të mirët, mjafton ta pish atë dhe ke dhe 10 të mira bashkë me të. Çaji i kamomilit dhe nëse pihet pasdite të jep dhe një relaksim të përdiotshëm.

Mjaft të mira është dhe çaji jeshil dhe ai i zi, dy çajrat e malit si sideriti dhe rigoni ndikojnë pozitivisht por dhe caji i trëndafilit të egër. Sot ka disa mjekë popullorë që përgatisin dhe përzierje të tyre, dhe çajra në raporte të caktuara janë pozitive.”, u shpreh Gjeta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!