Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar për një valë të dytë të epidemisë së koronavirist. Gjithsesi, ai shton se ky skenar mund të jetë i shmangshëm.
Fauci u shpreh se SHBA-të mund të parandalojnë një valë të dytë të virusit korona për sa kohë që shtetet e ndjekin procesin e rihapjes në mënyrë korrekte.
Deklaratat Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjatë një interviste për CNN. Sipas tij, strategjia e distancimit dhe e gjurmimi efektiv i kontakteve, mund të parandalojë ri-shpërthimin e rasteve të reja.
“Ne nuk duhet të pranojmë që vala e dytë e pandemisë është e paevitueshme. Unë do të vlerësoja që njerëzit të jenë të kujdesshëm për këtë por jo ta konsiderojnë të paevitueshme”, tha Fauci.
Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i task-forcës kundër koronavirusit të Presidentit Donald Trump, ka paralajmëruar më parë se amerikanët duhet të përgatiten për mundësinë e një valë të dytë.
“Ne do të kemi koronavirus gjatë vjeshtës,” tha Fauci në prill. “Jam i bindur për këtë.” /abcnews.al/