Ekspertët për mandatin e guvernatorit Sejko: Në detyrë deri në vitin 2022

schedule19:23 - 22 Shkurt, 2018

schedule 19:23 - 22 Shkurt, 2018

Afrimi i përfundimit të mandatit të ish-guvernatorit, Ardian Fullani, në Nëntor të këtij viti ka ngritur pikëpyetje mbi përfundimin ose jo të mandatit te guvernatorit aktual, Gent Sejko.

Ndërprerja katër vite më parë të mandatit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe zëvendësimi me atë aktual, Gent Sejko, ka ngritur pikëpyetje lidhur me përfundimin e mandatit të këtij të fundit. Muaji Nëntor shënon përfundimin e mandatit të ish-guvernatorit Fullani, gjë që ka krijuar dy opinione lidhur me atë të guvernatorit Sejko, një që pretendon nënshtrimin ndaj garës për guvernator të atij aktual dhe një që pretendon mandatim të plotë 7-vjeçar të zotit Sejko nga dita kur mori mandatin, që do të çonte automatikisht në përfundimin e tij në vitin 2022.

Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur ndaj veprimtaria e saj rregullohet nga Kushtetuta dhe ligji për Bankën e Shqipërisë. Sipas interpretimit ligjor dhe kushtetues, ekspertët deklarojnë se guvernatori zgjidhet për një mandat 7-vjeçar, jo për plotësimin e një mandati të ndërprerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!