Eksod te Partizani e Vllaznia, Redon Xhixha 150 milion lekë larg Tiranës

schedule08:23 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:23 - 14 Qershor, 2021

Lëvizje të shumta në klubet e Superiores. Te Vllaznia e Partizani ka disa lëvizje në dalje, sikurse shkruan e përditshmja “Panorama Sport”. Esin Hakaj dhe Hektor Idrizaj nuk janë shfaqur në stërvitje dhe me gjasa e kanë mbyllur me “demat”.

Në “ajër” janë edhe lojtarë të tjerë, si Egzon Belica e Rron Broja, ndërkohë që e paqartë është edhe situata e Jurgen Bardhit. Ky i fundit nuk po pranon rinovimin me kushtet e ofruara deri më tani dhe pret rritje page.

Te Vllaznia largimet janë lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapësira. Salim Cisse, Albion Avdijaj dhe Elom Nya-Vedji, tre prej afrimeve të janarit, nuk janë në listën e klubit për sezonin e ardhshëm. E njëjta gjë edhe për mbrojtësin e majtë, Nertil Hoxhaj.

XHIXHA – Tirana i ka bërë një ofertë sulmuesit të majtë, të cilit i ka përfunduar kontrata me Laccin. Edhe Vllaznia e Teuta gjithashtu e duan Redon Xhixhën dhe pritet që së shpejti të vendosë për të ardhmen.

Problemi është taksa e formimit, që shkon në rreth 150 milion lekë të vjetra, sikurse shkruan burim i lartpërmendur. Tirana duhet të paguajë te Laçi, ose të arrijë një marrëveshje, pasi sulmuesi është 22 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!