Ekskluzive, ylli i Serbisë: Nuk e mohoj origjinën shqiptare! Debatet, Edita i rrëfen të gjitha!

schedule18:20 - 4 Maj, 2021

schedule 18:20 - 4 Maj, 2021

Edita është një nga këngëtaret më të suksesshme në Serbi, por është me origjinë shqiptare. Në intervistën ekskluzive në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ajo tha se është shumë e gëzuar dhe se është nder për të, që për herë të parë, po jep një intervistë për Shqipërinë që është njëkohësisht edhe origjina.

Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vij me siguri sapo të rregullohet situate me Covid 19.  Ermali i thotë se “nëse vjen në Shqipëri do të martohem me ty”, deklaratë që krijon një atmosferë të këndshme, ndërsa Edita tha duke qeshur se “ky është komplimenti më i mirë që mund të marrë”.

Ndërkohë, Ermali e pyet për origjinën e saj, të cilën ajo e ka pohuar që është shqiptare, në kulmin e karrierës në Serbi. “Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”.

Më tej Ermali e pyet nëse kishte kosto pranimi i origjinës shqiptare apo gjithçka ishte e qetë. “ Jo, nuk kisha ndonjë problem, të paktën deri më tani dhe shpresoj e besoj që nuk do të kem as në të ardhmen sepse unë jam një artiste në mendjen dhe në trurin tim. Njerëzit më duan dhe unë i dua”.

Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte madje i dinte edhe këngët. Në program këndoi e foli shqip, ndaj mos humbisni intervistën në kanalin tonë në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!