EKSKLUZIVE/ “Sindrit Guri është i Vllaznisë”, sulmuesi reagon nga Belgjika

schedule21:15 - 5 Janar, 2021

schedule 21:15 - 5 Janar, 2021

Sindrit Guri te Vllaznia, ky është lajmi që ka ngritur peshë shkodranët mbrëmjen e sotme. Flitet për një akord të sulmuesit me kryesuesit e Superiores, por diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë,.

Guri kishte marrë një ofertë edhe nga Tirana, por nuk dëshiron të rikthehet në këtë moment në Shqipëri. Këtë ai e konfirmon edhe në një prononcim të shkurtër për abcnews.al, teksa ai vlerëson shumë Vllazninë, klubin e tij të zemrës.

Mes të tjerash ai thekson se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e Vllaznisë dhe i duket e çuditshme që ka dalë ky lajm. “Me gjithë respektin që kam për Vllazninë e njerëzit që dëshirojnë të jem pjesë e Vllaznisë, por nuk kam pas asnjë kontakt me askënd nga Vllaznia.

Ky lajm më duket shumë i çuditshëm. Edhe po të kem ndonjë kontakt, për momentin nuk e mendoj kthimin në Shqipëri me gjithë respektin për kampionatin shqiptar”, u shpreh sulmuesi shkodran, i cili më parë në Superiore ka luajtur edhe me Kukësin e Besën, veç Vllaznisë.

Aktualisht Guri është pjesë e belgëve të Oostende, për të cilin janë paguar rreth 700 mijë euro te Kukësi. Sezoni i fundit për të nuk ishte mjaft i mirë, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim që e la për disa kohë jashtë fushave të blerta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!