Ekskluzive/ ABC News publikon videon e vrasjes së Memli Begallës

schedule15:08 - 17 Shkurt, 2018

schedule 15:08 - 17 Shkurt, 2018

ABC News publikon per herë të parë, videon e dy vrasëve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ekzekutorët pas krimit që zgjati jo më shumë se 20 sekonda largohen të qetë, duke mos ngjallur dyshim te fqinjët e pallatit.

Pamjet që po ndiqni janë ekskluzive, te siguruara nga ABC News. Video paraqet veprimet e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Memli Begallës, ndodhur më 14 shkurt në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, viktima mbërrin në hyrje të tunelit, i cili ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe” pikërisht në orën 20 e 39 minuta e 10 sekonda.

Vetëm 20 sekonda me vonë, shfaqen dy vrasësit të veshur me xhupa e kapuça të zinj, të cilët ndjekin viktimën nga pas.

Si profesionistë të vërtetë, autorët, largohen të qetë pas ekzekutimit të tipit mafioz me një plumb në kokë të Memli Begallës.

Aq perfekte ishte vrasja e 64-vjeçarit, saqë edhe këta dy rinj që u gjendën rastësisht në vendin e ngjarjes nuk kuptuan që sapo kishte ndodhur një krimi.

Policia është vënë në ndjekje të dy autoreve që ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë, të cilët janë me gjatësi rreth, 1.8 metra.

ABC News ka mësuar se ekzekutorët u larguan nga vendi i ngjarje me një automjet tip Bmë ngjyrë e zezë. Gjithashtu është i filmuar edhe moment i hipjes së autorëve në makine, ndërsa grupi hetimor e ka të pamudnur të  identifikojë targat.

Vrasja e Memli Aferim Begalla, sipas policisë dyshohet të jetë kryer për shkak të borxheve të  pashlyera që viktima i kishte ndaj personave të tretë.

Debitë e 64-vjeçarit shkojnë deri në 90 mije euro, pasi kishte krjuar disa kompani fantazëm, ku edhe ishte dënuar nga gjykata. Për ngjarjen e rëndë u ndaluan 10 persona, por pas marrjes në pyetje nga uniformat blu, u lanë të lirë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!