Ekonomia përballë pandemisë, ministri i Maqedonisë në “Ballkan”: Humbëm 18 mijë vende pune

schedule20:30 - 26 Maj, 2021

schedule 20:30 - 26 Maj, 2021

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, theksoi në një intervistë për emisionin “Ballkan” në ABC se vitin e kaluar, ky vend kishte një ulje të rritjes ekonomike prej 4 përqind për shkak të pandemisë, në sektorë të ndryshëm, por kryesisht në ato që kanë qenë të lidhura me eksportin.

“Kemi pasur dikund rreth 18 mijë vende pune të humbura për shkak të pandemisë, por në çerekun e parë të vitit 2021fillojmë dhe i rikuperojmë ato humbje, marrë parasysh edhe të dhënat që dalin nga enti statistikor” tha ai.

Ministri Bekteshi thekson gjithashtu se po zbatojnë paketën e gjashtë të masave ekonomike, që kanë të bëjnë kryesisht me përpjekjet për të ruajtur vendet e punës dhe për të ndihmuar biznesin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!