Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë të zhvilluar për mediat, u ndal te ekonomia dhe rritja e të ardhurave.
Ai ka deklaruar se ekonomia e vendit vijon të shfaqë ritme pozitive rritjeje, duke u ndalur veçanërisht te performanca e bizneseve dhe rritja e të ardhurave gjatë muajve të parë të vitit 2026.
Gjatë një konference për mediat, ai bëri të ditur se numri total i bizneseve të regjistruara deri në fund të muajit mars ka arritur në 143 875, ndërsa është shënuar gjithashtu rritje edhe në hapjen e bizneseve të reja.
“Në lidhje me aktivitetin ekonomik të bizneseve ritmi i rritjes vijon të jetë pozitiv. Numri total i bizneseve të regjistruara deri në fund të muajit mars është 143 875. Gjithashtu është rritur edhe numri i regjistrimit të bizneseve të reja. Nga janari në mars të 2026 qarkullimi i bizneseve ka arritur në 931 miliardë lekë. Nga ana tjetër kemi një performancë të mirë të sektorit të shërbimit. Kemi më shumë punonjës të rinj të regjistruar që arrin në më shumë se 13 825 punonjës”, tha mes të tjerash ai.
Po ashtu nënvizoi rritjen e punësimit, duke bërë të ditur se numri i punonjësve të rinj të regjistruar ka kaluar shifrën 13 825.
/abcnews.al/


