Ehat Myftaraj: Qytetaret në Kosovë nuk do të lejojnë më qeverisje si në të kaluarën!

schedule20:41 - 3 Qershor, 2020

schedule 20:41 - 3 Qershor, 2020

Kosova ka tashmë një qeveri të re, qeverinë e kryesuar nga Abdullah Hoti i LDK-së. Por eksperti Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se qytetarët nuk do të lejojnë më qeveri si në të kaluarën, me ministra që kanë pasur probleme me ligjin.

“Bindja e qytetarëve në Kosovë është që nuk do të lejojnë më qeverisje si në të kaluarën kur kemi pasur një të tretën ose gjysmën e kabinetit qeveritar me persona, me ministra me aktakuza, me ministra që kanë pasur probleme me ligjin. Me vetë faktin që ky standard është ngritur në një masë jashtëzakonisht të madhe nga qeveria Kurti, unë besoj që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë jo vetëm për qeverinë Hoti, por për çfarëdo qeveri tjetër që do të vijë në pushtet”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!