Egnatia ka fituar për edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë.
Ashtu si një vit më parë, sukses në finale ka qenë me shifrat 1-0. Por këtë radhë kishte përballë Kukësin që synonte të mbyllte edicionin e rënies nga kategoria të paktën me një trofe.
Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 38-të, ku pas një aksioni perfekt, Ndreca dërgoi topin në rrjetë duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, Egnatia gaboi edhe një penallti, me Tafas që priti penalltinë e Fernandos. Kështu, rrogozhinasit vazhdon të mbetet “macja e zezë” e verilindorëve, duke i mposhtur përsëri këtë sezon.
Egnatia ka fituar për edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë. Ashtu si një vit më parë, sukses në finale ka qenë me shifrat 1-0. Por këtë radhë kishte përballë Kukësin që synonte të mbyllte edicionin e rënies nga kategoria të paktën me një trofe.
Egnatia mbron fronin e fituesit të Kupës së Shqipërisë dhe i bën një dhuratë të çmuar Tiranës, pjesëmarrjen në Conference League sezonin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al