Egnatia dhe Vllaznia mposhten, “mrekullia” e Shpëtim Duros “zhduket”

schedule17:21 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 17:21 - 16 Dhjetor, 2022

Vllaznia duket se nuk është më një skuadër favorite për të fituar Superiore, ku tashmë regjistron dy humbje radhazi.

Shkodranët janë mposhtur ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0.  Në krye të ekipit krutan, Ardian Mema e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën.

Golin e e fitorës e shënoi Zogaj në minutën e 65-të, ku i ka dhënë Kastriotit tre pikë me vlerë.

Nga ana tjetër, Bylisi ka marrë një fitore duke suprizuar Egnatian me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë. Shpëtim Duro ka pësuar humbjen e dytë në krye të stolit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!