Efektet pozitive dhe negative të taksës së Kosovës ndaj produkteve serbe

schedule14:48 - 21 Nëntor, 2019

schedule 14:48 - 21 Nëntor, 2019

Analistët në Kosovë thonë se taksa e vendosur nga qeveria Haradinaj një vit më parë bëri që të lëkunden marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë ndërkohë që në aspektin politik, fatkeqësisht u përdor për të mbuluar skandalet korrutive dhe abuzimet me paranë publike.

“I propozoj qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot ti vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia dhe BeH. Ky vendim për ti vendosur tarifë produkteve serbe është marrë pikërisht para një viti. U përkrah nga kryeministri Ramush Haradinaj sic kishte deklaruar ai deri në reflektimin e Beogradit për njohjen e Kosovës“, tha Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Për ekspertin i ekonomisë Naim Gashi tha se në aspektin politik me këtë veprim Haradinaj ka bërë që të luhaten raportet me miqtë ndërkombëtar.

“Në aspektin politik fatkeqësisht taksa është përdorur për të mbuluar skandalet e mëdha korrutive dhe abuzimet me paranë publike që i ka bërë qeveria. Ndërsa në aspektin ekonomik sipas tij produktet serbe janë zëvendësuar me importe nga vendet tjera“, tha Gashi.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur ti zëvendësojmë me prodhime vendore produktet e ardhura nga Serbia. Prodhimet nga Serbia janë zëvendësuar me produkte të cilat kanë ardhur nga rajoni dhe vendet e BE-së“, tha ai.

Kreu i LVV-së i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit thotë se në momentin që të nis punën në qeveri do të heq taksën dhe do të vendos masa reciprociteti ndaj Serbisë.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm 6 milion euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja që është importuar për një vit në Kosovë, që i bie 440 milion euro më pak sesa vitin e kaluar nga Serbia e 80 milion më pak  nga Bosnjë e Hercegovina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!