Edoardo Reja te Napoli? Ky veprim i shton dyshimet edhe më shumë

schedule12:25 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 12:25 - 7 Dhjetor, 2019

Edoardo Reja është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Napolit deri në fund të sezonit. Në Itali janë të sigurt që ndeshjet kundër Udinese dhe Genk në Champions League janë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti. Nëse nuk merren rezultatet e duhura, atëherë pritet shkarkimi i tij.

Fatura financiare shkon në rreth 500 mijë euro, pasi në kontratën e Ancelottit me Napolin është e parashikuar diçka e tillë në rast se vendoset ndërprerja e bashkëpunimit para kohe. “gonfialarete .com” shkruan se Reja pritet që të jetë në stadium në sfidën e sotme kundër Udinese, si dhe të martën kur do t’i japë një çmim sllovakut Marek Hamsik.

Normalisht aludimet që e lidhin atë me Napolin shtohen, ndërkohë që edhe vazhdimi i bashkëpunimit me Shqipërinë ende nuk është konfirmuar. Ka një akord mes palëve, por një aventurë deri në fund te sezonit me Napolin mund ta ngacmojë Rejën. /abcnews.al