Për vitin e tretë radhazi “ZA festival” i jep zë alpeve shqiptare në Theth. Drejtori artistik Vlashent Sata thotë se këtë vit muzika, poezia, legjendat dhe aktivitetet sportive në natyrë janë bërë bashkë. “ Za fest” përmes artit jep edhe mesazhe social politike për zonën.
Festivali i vetëm që mbahet në gjirin e alpeve shqiptare në Theth “Za Fest” , bën bashkë disa disiplina muzike, poezi, teatër, arte pamore dhe sporte në natyrë. Drejtori artistik Vlashent Sata thotë se ndihen më të sigurt.
Muzika është qendra e këtij festivali, ku ka një ndërthurje tingujsh, sipas Sates.
Mesazhet për natyrën e këtij festivali vazhdojnë të jenë të rëndësishnme që në zanafillë.
Kësaj herë një vëmendje të vecantë do të zë kuvendi mbi logun e zanave si ndërthurje e traditës së pasur të kësaj zone dhe përqafimin e dokeve dhe zakoneve nga brezi i ri.
I ftuar special është kllouni dh interpreti i njohur nderkombvëtar Bob Berky.
“ZA fest” përveç Thethit siaps Satës vitet e ardhshme do të shtrihet edhe në zona të tjera malore, ku mungojnë aktivitetet artistike.
“Za fest” i cili i ka mbledhur rreth vetes spektatore nga e gjithë Shqipëria dhe turistë të ndryshëm me qëllim rizgjimin e shpirtit të këtij vendi do të mbahet nga data 2 deri 4 gusht./ABC News Albania 24/7