I ftuar në “ABC e mëngjesit” Edi Oga ka folur për situatën që tashmë ka prekur të gjithë botën. Për COVID-19 janë hedhur ide se ka qarkulluar në vendin tonë përpara se të bëhej konfirmimi zyrtar.
Oga tha për gazetarin Enkel Demi se një muaj përpara se ky virus të kishte shpërthimin e tij masiv, ndodhej në disa vende të Evropës Perëndimore, vatra të koronavirus, ndërsa shtoi se atje mund të ketë marrë virusin.
Ai sqaroi se për një periudhë 10 ditore kishte një humbje të nuhatjes apo shijes. Duke shprehur se sigurisht sipas bindjes së tij personale virusi ka qarkulluar më herët në Shqipëri.
“Për një përiudhë 10 ditore humba shijen. Kam bindje personale që virusi ka qarkulluar edhe më parë në Shqipëri.
Në momentin që pranohet se 85 % e kalojnë pa shenja, atëherë mund të themi që shumica e kanë kaluar pa e kuptuar. Ne mund të kemi kaluar koronavirus të tjerë, kemi një bazë mbrojtjeje imunologjike. Por, kush jemi ne që të themi se virusi nuk është krijuar në laborator.
Vjeshtën dhe dimrin që vjen koronavirusi mund të kthehet, por nuk besoj se nuk do të jetë i rrezikshëm”, tha Oga./abcnews.al