Edhe studentët nga Tetova sjellin ndihmat në Tiranë

schedule09:08 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 09:08 - 8 Dhjetor, 2019

Një grup studentësh nga Tetova kanë organizuar një aksion për mbledhjen e ndihmave për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Pasi kanë grumbulluar rroba, produkte ushqimore dhe sanitare si dhe para, ato tashmë i kanë dorëzuar këto para në Fondacionin Firdeus të Elvis Naçit, shkruan Albeu.com.

Fillimisht në ditët e para studentët kanë dërguar produktet ushqimore dhe veshmbathjet, ndërsa sot të njëjtit kanë takuar Elvis Naçin për ti dhuruar 8940 euro.

Studentët në fjalë thonë se kanë qenë të akuzuar padrejtjësisht për mostransparencë në lidhje me mjetet e mbedhura.

“Ne e bëmë një vepër të mirë, turpi i ngelet atyre që na akuzuan” ka deklaruar Abedin Kaliqi, njëri ndër organizatorët.