Shumë paqartësi ka pasur te Lazio, për shkak se një pjesë e mirë e lojtarëve kanë munguar në seancat stërvitore dhe janë izoluar.
Më pas ka pasur njoftime për të infektuar me COVID-19 dhe rikthime lojtarësh në stërvitje, për të ardhur më pas te izolimi sërish.
FIGC, duke parë gjithçka po ndodhte, ka nisur hetimet në lidhje me zbatimin e protokollit nga ana e klubit kryeqytetas dhe sipas medieve italiane klubi kryeqytetas rrezikon deri në rënie në Serie B nëse konfirmohet shkelja.
Mes lojtarëve që ka pasur përgjigje të ndryshme të testeve është edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Bëhet fjalë për shtatë lojtarë, testet e të cilëve kanë dhënë rezultate të ndryshme. /abcnews.al