Edhe pse Trump është “kundër”, Ivanka voton me anë të postës

schedule22:44 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:44 - 26 Tetor, 2020

Vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka postoi në Twitter një foto ku tregonte se ka votuar me anë të postës. Në foto, Ivanka pozon bashkë me bashkëshortin Jared Kushner ndërsa të dy mbajnë në duar votën që dërgohet në postë.

Bashkë me Trump ata ndodheshin në bordin e Air Force One, disa minuta pasi babai i saj mbajti një miting kundër “mashtrimit masiv” në zgjedhje.

Çifti kanë jetuar në një shtëpi në lagjen ritzy Kalorama të Uashington D.C gjatë gjithë presidencës Trump.

Në foto, presidenti Trump është ulur në tryezën e tij në bordin e avionit presidencial, me një faqe të zbrazët dhe një celular para tij, si dhe një fotografi që duket të jetë në një nga intervistat e tij të fundit në Rose Garden.

Trump votoi personalisht në Florida gjatë fundjavës. Ai është shprehur gjatë fushatës se i pëlqen më shumë kjo formë e votimit, dhe të hënën edhe një herë deklaroi se një numëri madh fletësh votimi me postë mund të çojnë në manipulim të procesit. s.b/abcnews.al/